Sport10 Dhjetor 2018, 18:15

Dështimi milioner i United, mister “60 milionëshi” largohet që në janar

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi milioner i United, mister “60 milionëshi”

Mesfushori brazilian Fred ishte blerja rekord e Manchester United në merkaton e verës. Për të u derdhën plot 60 milionë euro në arkat e ukrainasve të Shaktar Donetsk. 

Braziliani jo vetëm që nuk ka mundur të sigurojë minuta të mjaftueshme, por në takimet e fundit ai nuk ka qenë as në stolin e “djajve të kuq” duke humbur vendin dhe në kombëtaren e Brazilit. 

Ditën e sotme media britanike “The Sun”, ka siguruar foto të një takimi midis Fred dhe agjentit të tij, ku është diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit. Vendimin përfundimtar e jep Jose Mourinho.

Sport Jose Mourinho Manchester United