Showbiz20 Tetor 2018, 14:18

‘Despacito’ pushtoi botën, thyen 7 rekorde Guiness

Shkruar nga Pamfleti
‘Despacito’ pushtoi botën, thyen 7 rekorde Guiness

'Despacito' pushtoi botën, thyen 7 rekorde Guiness

Këngëtari nga Puerto Riko, Luis Fonsi ka thyer 7 rekorde botërore me këngën e tij hit “Despasito”. Edhe pse ende nuk kanë kaluar 2 vjet nga publikimi i këngës, jehona dhe fansat e saj nuk kanë pushuar së qëni të tillë. 40-vjecari Luis Fonsi ka marrë shtatë tituj Guinness World Records falë këngës që kryesoi listat botërore në 2017 dhe 2018-ën.

Në faqen e internetit të Guinness World Rekord, gjyqtari zyrtar Ralf Hanah,shkruante: “Në emër të Guinness World Rrekord, është një nder të njohim zyrtarisht Luis Fonsi për suksesin e tij në mbarë botën me ‘Despacito’.”

 

Kënga hit është përcaktuar rekordthyese në katergoinë e këngës që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard, si videoja muzikore më e shikuar online, si videoja muzikore më e pëlqyer online, si videoja muzikore më e shikuar në YouTube, si kënga më e dëgjuar në botë, si videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime dhe si video më e shikuar online.

Në shenjë mirënjohjeje, vetë këngëtari luis fonsi ndau gëzimin duke falenderuar të gjithë që e ndihmuan në arritjen e këtij suksesi botëror, përfshirë Deddi Jankee, dhe Xhastin Bibër për variantin remiks që rizgjoi klikimet ne jutub.

Kështu Despasito dhe luis fonsi kanë lënë pas hite të mëdha dhe këngëtarë të famshëm botërore, të cilët nuk kanë mundur të thyejne 7 rekorde në kategori të ndryshme. 

Showbiz despacito Rekorde