Aktualitet13 Gusht 2019, 12:23

Detaje të reja nga vrasja makabre , kush ishte telefonata e fundit e 23 vjeçarit në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga vrasja makabre , kush ishte telefonata e fundit e 23

Detaje të reja nga vrasja makabre , kush ishte telefonata e fundit e 23 vjeçarit në Fier

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin me thikë të Florian Selimit në Fier. Mësohet se telefonata e fundit e viktimës ka qenë më babain, të ciolit I ka kërkuar ndihmë për makinë që I ishte prishur.

Sipas raportimeve, fillimisht viktima kishte qëndruar anës rrugës me kofanon e makinës ngritur.

Pas telefonatës me të atin ai ka ndodhur edhe sherri mes viktimës dhe dy personave të tjerë.  Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjve që përfundoi me vrasje, por raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me viktimën.

Kujtojmë se dje 23 vjeçari Selimi ëstë gjendur I vrarë me thikë dhe I hedhur anash një kanali. Ai prej 20 vitesh jetonte në fshatin Sulaj. Nga policia është arrestuar mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj.

Aktualitet Detaje të reja nga vrasja makabre kush ishte telefonata e fundit e 23 vjeçarit në Fier