Aktualitet24 Prill 2019, 16:48

Detajet/ Alarmant numri i shqiptarëve të rekrutuar në rradhët e ISIS

Shkruar nga Pamfleti
Detajet/ Alarmant numri i shqiptarëve të rekrutuar në

52 shqiptarë është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Shifrat janë bërë të ditura gjatë takimit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm, nga përfaqësuesi për Shqipërinë, Agron Sojati. Gjatë takimit është diskutuar dhe rasti i Kosovës, ku pak ditë më parë u rikthyen nga këto zona, 110 qytetarë.

30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore, është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në zonat e luftës, në Siri dhe Irak.

Shifrat janë bërë të ditura nga anëtari i rrjetit rajonal të koordinatorëve kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati.

“Ne kemi gjithmonë referenca sepse inventarët bëhen mbi personat që prekin territorin shqiptar në kufi por ta paktën kemi rreth 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të vjetër. Për numrin e burrave ka një raport tjetër të cilin ne presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë.” – u shpreh Sojati.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi i Kosovës, Fatos Makolli, i cili trajtoi rastin e rikthimit të 110 qytetarëve të rikthyer nga zonat e luftës. Mes të kthyerve, sipas Makollit, janë 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 burra të cilët kanë luftuar në këto zona.

Aktualitet