Politike 8 Maj 2019, 19:57

Detajet/ PS zyrtarizon emrat e kandidatëe për 61 bashkitë e vendit në fundjavë. Do ketë supriza

Shkruar nga Pamfleti
Detajet/ PS zyrtarizon emrat e kandidatëe për 61 bashkitë e

Ndonëse pritej që në fund të bëheshin publikë emra kandidatësh nga mbledhja e kryesisë së PS gjatë kësaj pasdite, burime bëjnë me dije se emrat do të vendosen në mbledhjen e ardhshme.

Një pjesë e listës së kandidatëve është mbyllur dhe pret vetëm vulën përfundimtare nga lidershipi i partisë. Mësohet se parashikohet që mbi 20 kryebashkiakë aktualë të rikandidojnë.

Ndërkohë në garën e 30 qershorit socialistët do të kandidojë me dy prefektët në detyrë në bashkitë e Elbasanit dhe Shkodrës, përkatësisht Gledian Llatja dhe Valdrin Pjetri. Socialistët kanë vendosur që në përballjen elektorale t’u besojnë kandidimin 6 deputetëve, të cilët pas zyrtarizimit ligjor do të duhet të dorëzojnë mandatin e ligjvënësit.

Kryesia e PS-së do të pasohet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që mendohet të zhvillohet të premten më datë 10 Maj. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Politike