Kronike27 Gusht 2018, 11:40

Detajet tronditëse, si u ekzekutuan nga dhëndri tre familjarët në Dibër, shkaku është i tmerrshëm

Shkruar nga Pamfleti
Detajet tronditëse, si u ekzekutuan nga dhëndri tre familjarët

Mediat maqedonase shkruajnë se shkak i krimit makabër ka qenë një konflikt për pronat, ndërsa autori i vrasjes ishte burri i motrës dhe njihej si person konfliktual.

Detaje rrëqethëse janë zbardhur nga ekzekutimi i tre tre familjarëve në shtëpinë e tyre në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ku autor i krimit është shtetasi R. F., i cili është dhëndërr i viktimave.

Mediat maqedonase shkruajnë se shkak i krimit makabër ka qenë një konflikt për pronat, ndërsa autori i vrasjes ishte burri i motrës dhe njihej si person konfliktual. Pak ditë më parë, ai kishte pasur një sherr me vjehrrit, ndërsa mbrëmë i ka ekzekutuar së bashku me vajzën e tyre. Bëhet e ditur se shkak i sherrit ka qenë një rrugicë që lidhte banesat e dy familjeve.

Autori, ashtu si edhe familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime. E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Amid Pocesta, 55 vjeç, bashkëshortja e tij, Nazmije Pocesta, 53 vjeç, si dhe vajza e tyre, Anila Pocesta, 14 vjeçe.

Kronike Amid Pocesta sherr per pronen vrasja ne diber