Aktualitet13 Dhjetor 2018, 10:45

“Dhelpra e kuqe” e LSI, amendamente për studentët, apo “dredhje bishti”, për të mbrojtur mandatin?

Shkruar nga Pamfleti

“Dhelpra e kuqe” e LSI, amendamente për studentët, apo “dredhje bishti”, për të mbrojtur mandatin?

Prof. Dr. Monika Krye-halli, tashmë një send politik i pa restuarueshëm, shkencëtare prodhim i ekuvalentit Dhori Kule, vazhdon të ëndërrojë, se studentët janë si të rinjtë e LRI, të cilët i mashtron e i lumturon me qofte dhe lëngje të skaduara, duke i kriminalizuar e depersonalizuar, pa nisur akoma rrugën e jetës

“Dhelpra e kuqe” e LSI, mësuar vetëm nëpër “kotece” pushteti, po përjeton krizën e plotë psikologjike, prej fundit të familjes së saj mafioze, njeri i kapitullar e i strukur si “miu” në kullën e presidencës, ndërsa Dr. Monika, duke ulëritur nëpër televizione, kundër reformës në drejtësi.

Edhe kundër protestës së studentëve, pasi nuk e uzurpoi dot me “këpushat” e LRI, po tenton të bëjë lajka e lojëra me amendamnete, për shfuqizimin e “ligjit të zi” të Arsiomit të Lartë, të cilin e hartoi dhe votoi në korrik 2015, duke urdhëruar e kërcënuar gjithë deputet e LSI.

Ndërsa tani, duke u maskuar pas gjoja, “dhimbjes” dhe mbështetjes për studentët, “dhelpra  e kuqe” e LSI, ka paraqitur me urgjencë në parlament, 2 amendamente me kërkesat e studentëve, por që realisht nuk po “digjet barku” për hallet e tyre, por ka hall se i digjet mandate deputetit, asaj dhe ushtrisë së saj.

Duke qenë, se po afron skadimi i afatit 6 mujor, i mos paraqitjes në parlament, për të mbrojtur mandatin e saj, të vasilëve, shezove, panaritëve, haxhinastove e të tjerëve, që edhe “pordhën ia quajnë muzikë”, Prof. Dr. Monika, ka bërë një “shpikje shkencore”, me të cilën, justifikon futjen në parlament, sa për efekt ruajtje mandati!

Monika Krye-halli, që e ka blerë mandatin me lekë gjaku shqiptarësh, nuk është aq trime, sa të humbasë mandatin, sepse, humbet imunitetin, me të cilin vazhdon të mos preket nga ligji, deri edhe pak kohë, sa pushtet-pushtëria e saj kriminale, të vihet para drejtësisë së re, që ka nisur të zvendësojë bandat e gjinëve, zaganjorëve dhe zagarëve të tyre, ende në prokurori e gjykata./Pamfleti

 

codramol
smile

Kryesore “Dhelpra e kuqe” e LSI amendamente për studentët apo “dredhje bishti” për të mbrojtur mandatin?