Aktualitet22 Nëntor 2018, 19:05

“Dhelpra” Ilir Metaj foli për protestën me gjuhën e Berishës, Kryemadhit e Balliut

Shkruar nga Pamfleti
“Dhelpra” Ilir Metaj foli për protestën me gjuhën e

“Dhelpra” Ilir Metaj foli për protestën me gjuhën e Berishës, Kryemadhit e Balliut

Presidenti ka braktisur statusin dhe qëndrimin Kushtetues, i është bashkuar hapur partisë së gruas

Pasi mbaroi ahengjet nëpër piknikët në Maqedoni e Kroaci, ku shkoi i veshur me “kostumin e atdhetarit”, predenti Ilir Metaj urdhëroi zyrën shtypit të kopjonte deklaratat e Saliut e Monikës dhe ta publikonte, si qëndrim zyrtar të Presidentit kundër dhunës në protesta.

Nuk e kemi fjalën se përse Ilir Metaj hiqet sikur e urren dhunën policore në prostesta, kur dihet, që 7 vite më parë, bashkë me aleatin e tij Berisha, vranë 4 protestues vërtet paqësor (me duar në xhepa), ngaqë kërkonin largimin e tij nga pushteti, pas aferës me bllokun e pazarave kriminale, madje mbi kufomat e tyre, i përdhosi me etiketimin: “Kokë-palarë”.

Precedenti qëndron në faktin se Presidenti i zhytur në “llum” krimesh e korrupsioni, në kërkim të rrugëve për të penguar drejtësinë, është bërë palë publike e zyrtare, me kupolën e kriminalizuar të opozitës, ku pjesë aktive është gruaja, familja, fisi dhe soj e sorrollopi  tij, që përdorin dhunë edhe brenda në Parlament.

Këtë reshtim partiak të Presidentit tregon deklarata e tij për protestën e banorëve të Unazës së Re, një pjesë e të cilëve kanë të drejtë të kërkojnë, por Presidenti nuk ka pse bëhet mbrotjës i dhunës dhe suflerë i tyre partiak, mbasi deklarata që bëri është kopje e deklaratave të Sali Berishës, Monika Kryemadhit e Klevis Balliut, duke quajtur “paqësorë” protestuesit dhe të “dhunshëm” shtetin./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Monika Kryemadhi Protesta Sali Berisha unaza e madhe