Aktualitet12 Prill 2019, 13:44

Dhuna në stadiume/ Duka “driblon”: Futbolli duhet të sjellë emocione pozitive e jo dhunë

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna në stadiume/ Duka “driblon”: Futbolli duhet të

Dhuna në stadiumet shqiptare është kthyer në një problem të përjavshëm e realisht shqetësues. Madje as largimi i Kamzës nga kategoria Superiore duket se nuk ka sjellë efketet e pritura.

Dhuna ka kaluar nëpër disa nivele, në atë mes tifozëve, tifozëve me arbitrin e deri te presidentë skuadrash të cilët nuk investojnë vetëm para, por edhe grushte.

Megjithatë Duka vijon të mos jetë akuzues në daljet e tij publike, duke u shmangur pyetjeve e duke mos vënë gishtin tek fajtorët. Sigurisht që ai është një nga përgjegjësit kruesor të kësaj situate. Nga Shkodra ai u shpreh se futbolli duhet të jetë sporti që stimulon emocione pozitive, duke dribluar thelbin e problemit.

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithsecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brenda saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, – u shpreh kreu i FSHF, Armand Duka.

Aktualitet Armand Duka Dhuna ne staidume FSHF superliga