Politike 5 Korrik 2019, 22:48

Dhunë në protestën e 8 korrikut, Ngjela: Ta provojnë! Do listohen si organizatë terroriste

Shkruar nga Pamfleti
Dhunë në protestën e 8 korrikut, Ngjela: Ta provojnë! Do

Opozita ka thirrur të hënën e 8 korrikut protestën e radhës kombëtare. Avokati Spartak Ngjela thotë se duhet të bëjnë kujdes dhe të protestojnë paqësisht sepse ndryshe do ta kenë pisk me ndërkombëtarët.

Protesta pritet të jetë masive duke patur parasysh qëndrimet e Bashës e Kryemadhit. Fakti që nuk i ndaluan dot zgjedhjet e 30 qershorit dhe humbën 61 bashki duket se e ka goditur fortë aksionin opozitar, por me Presidentin Meta si drejtues “de facto” të opozitës duket se korriku do të jetë i gjatë dhe i nxhetë.

Le të dalë. Do të bëjë dhunë? Duhet jetë protestë paqësore ndryshe e kanë shumë keq me politikën ndërkombëtare. Do ti quajnë terroristë, të rrinë mirë.Nuk e destabilizojnë dot Shqipërinë. Rama nuk e do për vetë reformën, por nuk mund të thotë jo. Në jurisprudencë kemi konceptin e dashjes indirekte.Rama e do me dashje indirekte se nuk ka çfarë bën.” – u shpreh avokat Ngjela.

Politike