Aktualitet20 Qershor 2019, 07:47

Di të fluturosh apo të rruash!?

Shkruar nga Pamfleti
Di të fluturosh apo të rruash!?

Di të fluturosh apo të rruash!?

Gazetari Flamur Vezaj reagon ashpër lidhur me përgjimet e reja që u publikuan mbrëmjen e djeshme nga gazeta gjermane ‘Bild’.

‘’Di të fluturosh apo të rruash!?’’, kështu e nis shkrimin e tij Vezaj.

Sipas tij kushdo që punon në administratat e drejtuara nga Rilindja duhet të përmbushi një objektiv votash ose në të kundërt ‘fluturon’ jashtë.

Këto janë dy nga pyetjet e reja që janë shtuar në çdo aplikimi per pune ne administraten e Rilindjes! Kjo u mesua pas publikimit te pergjimeve te fundit nga gazeta BILD (prisni se do kete akoma)!

Sipas ketyre bisedave, cdo i punesuar ne administraten e Rilindjes, nese nuk siguron votat qe i duhen partise fluturon nga puna! A nese arrin te siguroje ato vota qe ka premtuar apo edhe me shume, nuk e rruan “mjekrren” se nuk e leviz njeri nga puna!

Aq shume e “leshon mjekrren” saqe nuk e rruan edhe kur i vellai arrestohet me kokaine, sic ndodhi me vellan e shefit te Komisariatit te Peshkopise Pajtim Agen! Pra, i vellai Robert Ages (shefit te Komisariti te Peshkopise) siguron 350 gram kokaine nga Maqedonia, kaloi ne Peshkopi e me pas niset per ne Tirane me drogen e paketuar ne makinen e tij, i pashqetesuar nga vartesit e vellait ne Peshkopi!

Por Prokuroria per Krime te Renda ne kohen qe po ndiqte nje grup kriminal te trafikut te droges, pikas transportuesin Pajtim Aga dhe njofton policine e Lezhes per ta arrestuar ne nje postbllok te “rastesishem” se ajo e Dibres nuk zbatonte urdherin!

E keshtu e arrestuan Pajtim Agen (per pak kohe) me 350 grame kokaine dhe i vellai vazhdoi duke mos e rruajtur “mjekrren” si drejtues i policise se shefi i tij Sajmir Tahiri i kishte dhene garanci!! Ja pra, ne qeverisjen e Rilindjes ky ishte modeli, ai qe nuk siguron vota meson fluturimin dhe ai qe siguron vota vazhdon i pashqetesuar edhe ne linjen e trafikut te droges!

Ju do thoni c’pune ka me vellan, dakord jam, po c’pune ka “Vetingu” i prokuroreve dhe gjyqtareve qe shkarkon nga detyra njerez se kunati apo kusheriri eshte perdorues droge dhe i eshte arrestuar me tre cigare hashash!!?

Forum