Kosova 8 Dhjetor 2022, 14:10

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell fton në Bruksel Kurtin dhe Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell fton në Bruksel Kurtin dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, janë ftuar në Bruksel për takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

Në konferencë për media të mbajtur të enjten, Stano ka thënë se BE-ja e ka përsëritur disa herë se do të ketë takim. Megjithatë, ai nuk tregoi se në çfarë date do të mbahet ky takim, por tha se së shpejti do të kuptohet.

“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.

Ndërsa sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, ai nuk ka dashur të komentojë.

Lidhur me këtë situatë, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se do ta zhvillojë një vizitë të hënën në Kosovë.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq dialogu Kosovë-Serbi Josep Borrell

Kosova