Bota18 Korrik 2018, 08:59

Dialogu me Serbinë, delegacioni kosovar takohet sot me Frederica Mogherinin në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu me Serbinë, delegacioni kosovar takohet sot me Frederica Mogherinin

Dialogu me Serbinë, delegacioni kosovar takohet sot me Frederica Mogherinin në Bruksel

Liderët kryesorë të Kosovës; Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli si dhe Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi do të zhvillojnë ditën e sotme një takim me Shefen për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë e diskutimit do të jetë edhe dialogu me Serbinë dhe sipas ‘’Kosvapress’’ nuk bëhet e ditur nëse Thaçi do të takohet me Vuçiç.

Sipas burimeve, pritet që liderët kosovarë do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Ndërkohë parashikohet një agjendë e gjatë në Bruksel, kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.

Rajoni frederica Mogherini për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian