Aktualitet23 Shtator 2019, 12:47

‘Diçka po zihet’, Prokuroria ndryshon emrin dhe zgjat hetimet për ‘dosjen 184’, prokurorët duan kohë të njohin çë

Shkruar nga Pamfleti
‘Diçka po zihet’, Prokuroria ndryshon emrin dhe zgjat hetimet

‘Diçka po zihet’, Prokuroria ndryshon emrin dhe zgjat hetimet për ‘dosjen 184’, prokurorët duan kohë të njohin çështjen

Prokuroria e Dibrës ka zgjatur me tre muaj hetimet për dosjen 184, pasi prokurorët kanë kërkuar kohë që të njihen me çështjen.

Dosja ka kaluar në Dibër pasi prokuroria e krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e saj.

Burime bëjnë me dije se dosja e famshme “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Kjo dosje që po heton shitblerjen e votave, shkaktoi një tërmet të vërtetë për politikën shqiptare, pasi implikoheshin dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Rama, por me kalimin e ditëve pompoziteti i saj ra, duke e kaluar në një prokurori lokale si ajo e Dibrës.

Vijon…

Aktualitet ‘Diçka po zihet’ prokurorët duan kohë të njohin çështjen Prokuroria ndryshon emrin dhe zgjat hetimet për ‘dosjen 184’