Diçka që askush nuk ua ka thënë më përpara! Ja si bëjnë seks njerëzit e sëmurë me kancer

Diçka që askush nuk ua ka thënë më përpara! Ja si bëjnë seks njerëzit e sëmurë me kancer

Bëhet fjalë për një temë jo shumë të prekur, sepse në dukje mund të nxjerrë në pah edhe sa e rëndë është sëmundja e kancerit.

E kotë të themi se kanceri përmbys jetën e atij që është i sëmurë por edhe jetën e të afërmve të tij. Jo vetëm për faktin se jeta ndryshon por të sëmurët me kancer nuk kryejnë dot më aktivitetet normale, kanë dhimbje dhe jetojnë mes ankthit dhe shpresës. Gjithsesi mes asaj çka ndryshon hyn edhe aktiviteti seksual, i cili mund të preket nga kushtet fizike si dhe ato psikologjike të të sëmurit.
Susan Gubar, një grua që i ka mbijetuar kancerit në vezore tregon se si është jeta seksuale gjatë sëmundjes.

Për disa persona sipas saj erotizmi mbaron gjatë ose pas trajtimit. Në disa raste të pacientëve me kancer këta të fundit mund të mos ndiejnë asnjë kënaqësi gjatë seksit.

“Mund të jetë e vështirë të shprehësh dëshirën për seks nëse nuk e do trupin tënd,” shprehet ajo. Shenja operacioni, trup i dobët dhe flokët e rëna nuk janë shumë tërheqëse, shtoji kësaj edhe të vjellat, turbullimin dhe ankthin.

Gjithsesi shkencëtarët e kanë marrë seriozisht pjesën e seksit gjatë kancerit në librin e titulluar “ Seksi dhe kanceri” këta të fundit flasin për rëndësinë e jetës sekuale gjatë dhe pas trajtimit .