Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar pranë Durrësi. Policia në një deklaratë për mediat bën me dije se mjeti ishte në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë.
Mjeti tip ‘Benz’ ishte denoncuar i vjedhur më 23 shtator. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI
Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019. “në kërkim është shpallur mjeti pasi ishte vjedhur para disa ditësh”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.