Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.
Trupa gjyqësore që djrektoi procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun. Mësohet se gjatë senacës për vendimin ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë prokurorin, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.
Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.