Aktualitet26 Mars 2018, 18:26

Digjet për së gjalli shqiptari në Greqi, babai i 3 fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti
Digjet për së gjalli shqiptari në Greqi, babai i 3

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një një aksidenti të rëndë në vendin e punës, në Volos të Greqisë. Shqiptari që punonte si saldator sëbashku me dy persona të tjerë në depot e kompanisë se frigoriferëve “Aleksopulu” është djegur në zjarrin e madh që përfshiu papritur ndërtesën. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë.

Sipas hetimeve të para, gjatë saldimit morën flake muret e frigoriferëve te vjetër, duke u përhapur menjëherë në gjithë ndërtesën.Dy punëtorët e tjerë arritën të largohen, ndërsa 45-vjeçari nga Shqipëria u gjet i karbonizuar nga zjarrfikësit pranë shkallës së brendshme. Për shuarjen e zjarrit janë dashur 18 makina dhe 44 zjarrfikës, ndërkohë dëmet janë shumë të mëdha, pasi flaka lëshoi dhe helme toksike, të cilat mund dhe të jenë arsyeja që viktima nuk arriti të largohet në kohë.

Helmet kanë mbajtur larg dhe mjekun ligjor e ambulancën, të cilët vetëm pasdite vonë kanë arritur ta identifikojnë viktimën. Nesër do te bëhet autopsia e viktimës, babait të tre fëmijëve të vegjël i cili banonte prej vitesh në Volos.

Aktualitet