Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë hyrë në një biznes të ri. Çifti i famshëm kanë blerë kompaninë e njohur të kafes, “Kitu Life”, e themeluar në vitin 2016 në SHBA.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Mediat amerikane e kanë quajtur paradoksale biznesin e Jennifer për shkak të disa deklaratave të saj në të kaluarën.
Ajo kishte thënë se nuk pi kafe asnjëherë dhe nuk ka pirë kurrë në të kaluarën.
“Jam kundërshtare e madhe e kafes. Nuk kam pirë, nuk pi, as nuk do ta përdor kurrë sepse shkatërron lëkurën” kishte thënë Lopez.