Pas fitores së Vetëvendosjes, në Komunën e Podujevës, Kreu i VV Albin Kurti ka falenderuar votuesit dhe ka premtuar se Komuna do tu kthehet qytetarëve, jo komunarëve.
Kurti ka shkruar edh epër numrin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në masë jashtë vendit, dhe ka fajësar se shkak për këto largime janë bërë pushtetet e këqija, ndryshe nga vite më parë që emigrimi vinte nga okupatori serb.
“Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?”, shkruan Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes kërkon nga shqiptarët, se tashmë është koha që të ndërrojnë përfaqësimin politik, të reformojnë veten.
“Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, vijon Kurti.
Një mesazh falenderimi ai e ka dhe për të gjithë ata që votuan Vetëvendosjen për fitoren në Podujevë. “Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush! Komuna qytetarëve, jo komunarëve”, përmbyll kreu i VV Albin Kurti.