Direkt pas protestës ndalohen punimet papritur në këtë zonë turistike të Shqipërisë

Ditën e djeshme banorët e fshatit Dragobi në Valbonë bllokuan rrugën kryesore për hyrjen në Parkun Kombëtar në shenjë proteste.



Sipas tropojanëve shpërthimet për ndërtimin e HEC-eve kanë krisur shkëmbinjtë dhe prej ditësh masivë gurorë kanë rënë mbi shtëpitë e tyre duke i shkatërruar.

Ndërkohë si duket zëri i tyre është dëgjuar, pasi sot Gjykata e Apelit në Tiranë mori vendimin për të ndalur punimet në Valbonë, për ndërtimin e HEC-et.

Në një seancë të mbyllur, Gjykata ka vendosur të miratojë kërkesën e 27 banorëve dhe OJF TOKA për të pezulluar punimet e Dragobia Energy.

Punimet janë pezulluar deri në daljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës në lidhje me këtë çështje.

Gjykata vendosi:

Pranimin e Kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e punimeve në zbatim të aktit administrativ, Vendimit të K.K.T, Nr. 12, dt 10. 11 2017, “Për miratimin e shtyrjes së Lejes së Ndërtimit të Hidrocentralit Dragobia, Komuna Margegaj Qarku Kukës, deri në përfundimin e gjykimit të Çështjes”.

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.