Showbiz18 Qershor 2018, 15:43

Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka, a duhet të shqetësoheni?

Shkruar nga Pamfleti
Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka, a duhet

Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka, a duhet të shqetësoheni?

Ky fenomen është edhe më i dukshëm gjatë dimrit dhe eshtë një gjë që u ndodh të gjithëve, papritur prekni diçka apo dikë dhe ZAP!

Vjen si një ndjesi shpimi sikur ju ka zënë korrenti kalon në duart tuaja.

Energjia statike është një ngritje e ngarkesës elektrike në trup. Dhe materiale të ndryshme krijojnë më shumë elektricitet statik se të tjerët.

Disa heqin elektronet, duke u dhënë materialeve një ngarkesë pozitive dhe disa tërheqin elektronet, duke u dhënë atyre një ngarkesë negative.

E kur mblidhet një ngarkesë e mjaftueshme statike dhe ato elektrone do të kenë nevojë të madhe për të shkuar diku atëherë në momentin që prekni diçka metalike vjen shoku statik që na jep njësinë sikur të zë korrenti.

Kurse në dimër kjo dukuri bëhet më e madhe pasi ndikon ajri i thatë.

Ai bëhet si një izolues i mirë i elektroneve duke mos i lejuar ato të largohen. Grumbullimi i tyre çon në shkarkime statike.

Në verë lagështira në ajër është më e madhe duke lejuar kalimin e lirshëm të elektroneve.

Kuriozitete a duhet të shqetësoheni? Disa njerëz përjetojnë korrent kur prekin diçka