Personi që shikoni në foton e mëposhtme është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, i cili u gjend i vrarë rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.
Në njoftimin e Policisë për ngjarjen thuhej se në orën 02.20 të mëngjesit të sotëm në sallën operative janë lajmëruar për një makinë që kishte dalë nga rruga në rrugën Lezhë-Milot. Kur kanë shkuar në vendngjarje ata kanë konstatuar trupin e pajetë të kolegut të tyre Xhulio Prela.
Menjëherë drejt vendgjarjes kanë shkuar forca të shumta Policie, FNSH-ja dhe forcat speciale RENEA. 26 vjeçari raportohet se po kthehej nga Aeroporti i Rinasit për në shtëpinë e tij, në Rrile të Lezhës, kur disa persona që udhëtonin me një mjet tjetër i kanë zënë pritë.
Ata e kanë qëlluar me breshëri plumbash Xhulio Prelën dhe pas 800 metrash ai ka humbur kontrollin e makinës me të cilën lëvizte i vetëm dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se Policia ka identifikuar autorët dhe mjetin me të cilin ata i zunë pritë 26 vjeçarit efektiv i FNSH.
Një vit më parë Xhulio Prela ishte futur në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të, Bachelor.
Nga vendngjarja: