Showbiz16 Shtator 2019, 18:55

Dita e parë e shkollës “detyron” Çiljeta Xhilagën të flasë mbi babain e të birit

Shkruar nga Pamfleti
Dita e parë e shkollës “detyron” Çiljeta

Dita e parë e shkollës "detyron" Çiljeta Xhilagën të flasë mbi babain e të birit

Çilieta Xhilaga është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale si dhe ajo profesionale.

Kujtojmë se këngëtarja është një nënë “beqare”. Vitet kanë fluturauar dhe në ditën e parë të shkollës ajo sot ka përcjellur Fernandon.

Ditën e sotme, djali i Çiljetës, Fernando, ka nisur shkollën për herë të parë së bashku me moshatarët e tij. Si të gjitha nënat, këngëtarja ka ndjerë emocione të papërshkrueshme për të birin dhe s’ka mundur ta besojë dot se koha ka kaluar kaq shpejt.

Çiljeta i ka dedikuar një postim në Instagram djalit, me disa prej momenteve që prej ardhjes së tij në jetë. Ajo i ka kujtuar me nostalgji kohët kur kujdesej për Fernandon foshnje, si dhe falenderon Zotin që i ka sjellë një djalë si ai. Gjatë shkrimit, këngëtarja s’lë pa përmendur edhe të atin e tij si rrallë ndonjëherë.

“Djali dhe shoku im. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjidhja një djalë, padyshim do të ishe ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vogël të vetes tek ti, mënyra sesi vepron dhe gjërat që bën. Megjithatë, pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si një burrë i madh. Jam falenderuese që isha në planet e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit!”- ishin fjalët e Çiljetës krahas kolazhit me foto. Ajo nuk e ka bërë asnjëherë të ditur identitetin e babait të fëmijës së saj, me të cilin është ndarë prej kohësh.

❤️MY SON AND MY FRIEND❤️ If GOD had let me choose a son,there is no doubt you’d be the ONE,it seems it was just yesterday…i read to you and watched you play.Today i see a lil part of me in you the way you act and things you do…even that the biggest part you keep it from your daddy the way you look and your strong character like a big man…I am thankful i was in GOD’s plan to help my boy become a lil man ☝???❤️??‍♀️ Vite te mbare shkollor dashuria mamit ?

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Showbiz Dita e parë e shkollës "detyron" Çiljeta Xhilagën të flasë mbi babain e të birit