Aktualitet 7 Shtator 2019, 11:25

Ditmir Bushati tek Zëri i Amerikës: Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e PS dhe të Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Ditmir Bushati tek Zëri i Amerikës: Edi Rama duhet të mbajë

Ditmir Bushati tek Zëri i Amerikës: Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e PS dhe të Shtetit

Shpërthen ish-ministri i Jashtëm që Rama e zëvendësoi me çunakun e Baton Haxhiut, akuza edhe për bllokimin e integrimit, kryeministri i kërkon Bushatit të largohet vetë nga partia 

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilin Rama e zëvendësoi me çunakun e Baton Haxhiut në Ministrinë e Jashtme dhe me një tufë kriminelësh në Shkodër, ka shpërthyer ndaj bandës së Rilindjes, pjesë e të cilës Bushati ka qenë vetë deri disa muaj më parë. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Bushati e ka krahasuar sundimin e Edi Ramës në Shqipëri me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në ish-Jugosllavi. Disa ditë më parë, Bushati akuzoi Ramën si përgjegjës për rikthimin e kriminelëve në Partinë Socialiste dhe poste publike, duke iu referuar Valdrin Pjetrit dhe Tom Doshit në Shkodër. Bushati i kërkoi Ramës të mbante përgjegjësi për kriminalizimin e PS dhe të shtetit, akuzë kjo që solli shpërthimin e Ramës. Por, tashmë Bushati ka përshkallëzuar akuzat, ku në mënyrë të tërthortë e ka krahasuar Edi Ramën me Millosheviçin, i cili u bombardua nga NATO si dhe u gjykua në Hagë.

Gjatë fjalës së tij Bushati tha: “Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributorët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në Ish-Jugosllavi dhe me teknologjinë që përdorej asokohe për ‘diferencimin ideopolitik’ ndaj njerëzve të cilët likuidoheshin politikisht. Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo-jugosllave. Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, e mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre”.

Bushati ka hedhur akuza të tërthorta ndaj Ramës edhe për bllokimin e integrimit. “Mbase askush nuk e ka imagjinuar në ’90, kur studentët brohorisnin “ e duam Shqipërinë si Europa”, se 30 vite më pas, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e Bashkimit Europian. Kur i kthehem pas këtij procesi, për të cilin kam punuar e kontribuar dhe jam duke punuar e kontribuar, mendoj se është koha që të tregojmë pjekuri politike dhe të mos luajmë me zjarrin. Ngjarjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rinovimi i institucioneve të Bashkimit Evropian, tregojnë që BE do të jetë diçka tjetër nga ajo që është deri me 1 nëntor. Besoj, uroj dhe shpresoj që ne të konsolidojmë arritjet në këtë drejtim”. Sipas burimeve, Rama i ka kërkuar Ditmir Bushatit që të largohet vetë nga Partia Socialiste, për ndryshe do të vërë në lëvizje Taulant Ballën për ta përjashtuar./Pamfleti

Kryesore Ditmir Bushati tek Zëri i Amerikës Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e PS dhe të Shtetit