Divorc apo bashkëjetesë?! Dule merr vendimin final pas takimit kokë më kokë me Bashën

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka marrë vendimin final nëse do të qëndrojë apo jo në koalicoion me Lulzim Bashën. Pas një takimi kokë më kokë me këtë të fundit në selinë blu, Dule bëri me dije për mediat se nuk ka plan për largim nga koalicioni, për aq kohë sa të respektohen prioritetet e partisë së tij.

“Flasim për një axhendë politike aktuale, jo për hamendësime. Nuk kishte një cështje të tillë në diskutim tonë. PBDNJ është një parti që karakterizohet nga konsekuenca në këtë sistem vlerash e parimesh. Për rrjedhojë, nuk ka hapësirë për interpretime përtej tradicionales.

Në jetën politike, Dule nuk ka asnjë kuptim sikur cdo poltiika tjetër, nëse nuk është në shërbim të një platforme idealesh, vlerash. PBDNJ në radhë të parë është parti me prioritet e veta dhe për aq kohë sa këto prioritete janë në përputhje me një forcë tjetër politike vijon bashkëpunimi”, tha Dule.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti