Një 12 vjeçar nga Idaho ka paditur prindërit e tij (me sukses) pasi ata i premtuan atij për një play station Xbox për Krishtlindje, dhuratë që ai nuk e mori kurrë.
Prindërit Nicholas Halley, 41vjeç dhe Johanna Spitzberg, 39 vjeç, u shokuan kur mësuan se djali i tyre ishte ankuar në gjykatë për dhuratën e Krishtlindjeve.
Surprizimi i tyre u kthye në frustrim kur gjykatësi Andrew Reynolds i urdhëroi t’i blinin djalit të tyre 12 vjeçar një Xbox dhe u dha atyre një leksion mbi detyrat morale si prindër, për të mos bërë premtime false dhe të mos gënjenin fëmijët e tyre.
“Pasi kam analizuar provat, i gjej të pandehurit fajtorë si të akuzuar dhe i urdhëroj ata të sigurojnë një Xbox brenda javës,” urdhëroi në gjykatë Andrew Reynolds.
“Ishte shumë ofenduese të dëgjoje gjykatësin të na kritikonte para të pranishmëve të tjerë dhe të na thoshte se sa kishim dështuar si prindër duke bërë premtime false dhe duke gënjyer djalin tonë”, tha mamaja e djalit me lot në sy dhe shumë e turpëruar.
12-vjeçari kishte grumbulluar një sasi mbresëlënëse të provave sipas gjykatësit Reynolds që provuan pa dyshim se prindërit kishin faj.
“Unë bëra foto të dhomës sime çdo javë pasi e pastroja dhe i tregova gjykatësit notat e mia në shkollë dhe i dhashë gjykatësit kontratën që prindërit e mi më bënë të firmosja dhe listën e gjërave që duhet të bëja, në këmbim të një Xbox-i për Krishtlindje” tha 12 vjeçari Jeffrey Halley për gazetarët.
Mesa duket gjykatësi Reynolds u bind se djali kishte përmbushur me sukses të gjitha ‘pikat e kontratës’ me prindërit.
Prindërit e tij janë të detyruar tani t’i blejnë play stasion-in dhe rrezikojnë 15 ditë burg ose më shumë, nëse nuk përmbushin detyrimin e caktuar nga gjykata. /Përshtati A.H