Showbiz14 Gusht 2019, 19:48

“Djali me të cilin kalova natën nuk më pëlqeu, por përse nuk më ka telefonuar?”

Shkruar nga Pamfleti
“Djali me të cilin kalova natën nuk më pëlqeu, por

“Djali me të cilin kalova natën nuk më pëlqeu, por përse nuk më ka telefonuar?”

Shpesh herë, njerëzit bien në kundërshtim me veten e tyre. Pas takimit në një lokal nate, një vajzë 28-vjeçare ftoi në shtëpi djalin që pëlqeu, por nishanet në trupin e tij ia shpifën. Pavarësisht kësaj, ajo i ka dërguar një letër psikologes E.Jean, nga e cila dëshiron të dijë përse ai nuk e ka telefonuar pas asaj nate.

Letra: Jam 28-vjeçe, punoj si regjisore televizioni në Atlanta dhe takova një djalë para dy javësh në një bar (drejtor artistik në një agjensi). Ne kishim një kimi fantastike. Pasi kërcyem gjithë natën, ne shkuam tek shtëpia ime. U ndjeva shumë mirë derisa ai hoqi bluzën. Vendosa dorën time në kurrizin e tij, i cili ishte i mbushur me nishane të mëdha. Unë seriozisht u ftoha, nuk mund ta prekja e as ta shihja.

I thashë që po ecnim “shumë shpejt” dhe i kërkova që të vishte bluzen. Ai qëndroi gjithë natën, kështu që ne kryem marrëdhënie. Duhet të pranoj se nuk u impresionova nga mënyra se si më puthte. Në mëngjes, unë doja që ai të largohej nga krevati im. Okej, ai nuk puthte mirë dhe nishanet e tij ma shpifën, por pyetja ime është: Kanë kaluar 13 ditë, përse nuk kam dëgjuar ende nga ai? Çfarë nuk shkon? Unë mendoja se ai më pëlqente! Përse nuk më ka telefonuar?

E.Jean: Nuk arrij të kuptoj përse ti dëshiron të dëgjosh nga një person, të cilin nuk mund ta prekësh, shohësh apo puthësh. Në të ardhmen, nëse ai do të të telefonojë, ti do i thuash: Mos më telefono më. Meshkujt, ashtu si femrat vërtetojnë gjithmonë e më shumë se eksitohen më shumë nga një sfidë se sa nga një ftesë.

Lifestyle “Djali me të cilin kalova natën nuk më pëlqeu por përse nuk më ka telefonuar?”