Kronike16 Mars 2019, 19:13

‘Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde’, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-drejtorin e LSI dhe 11

Shkruar nga Pamfleti
‘Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde’,

'Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde', Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-drejtorin e LSI dhe 11 anëtarët e bandës së 'fajdeve'

Gjykata e Shkodrës  ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke lënë në “arrest me burg” 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.

Përmes kësaj skeme të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Pjesë të grupit ishin të përfshirë edhe  ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.

Familjarët e kanë konsideruar vendimin e Gjykatës të padrejtë. Ndërkohë që vetë të ndaluarit janë shprehur se paratë ndaj djemve të ish-prefektit janë marrë si hua por jo si fajde, duke akuzuar Paulin Radovanin se i kishte ngritur kurth të arrestuarve.

Të arrestuarit të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Shkodrës janë:

1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra

2.Edi  Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra

3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra

4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër

7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra

10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra

11.Naim Ahmetaj  52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër

Njoftimi i Prokurorisë:

Me datën  25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume te larta qe vardojnë nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te riregjistruara në emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronësia ne emër te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet  170/c/2, 25, 287, 248  dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren pranë Dhomës se Noterisë Shkodër, V. H dhe SPZ  pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L.

Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

Kronike 'Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-drejtorin e LSI dhe 11 anëtarët e bandës së 'fajdeve' jo me fajde'