Politike21 Shtator 2019, 12:19

“Do bëhem a s’do bëhem kurban”, Saimir Tahiri: Ka të burgosur në pushtet që mbajnë ende postet!

Shkruar nga Pamfleti
“Do bëhem a s’do bëhem kurban”, Saimir Tahiri: Ka

"Do bëhem a s'do bëhem kurban", Saimir Tahiri: Ka të burgosur në pushtet që mbajnë ende postet!

Në konferencën e sotme me median, ish-ministri Saimir Tahiri i ka ashpërsuar ndjeshëm tonet. I pyetur nga gazetarët për “kurbanin e qeverisë”, Tahiri dha një përgjigje mjaft të ashpër duke akuzuar drejtëpërdrejt qeverinë dhe politikanët e tjerë.

Ashtu sikur edhe pritej, çështja Tahiri shihej si rasti më i veçantë pasi është i pari rast kur një minstër përballet me drejtësinë, ndërkohë që qeveria e tij është në pushtet.

E veçanta tjetër është fakti, se ai po gjykohet në një kohë që ndërkombëtarët po kërkojnë kapjen e peshqëve të mëdhenj.

Pavarësisht situatës, Tahiri ka akuzuar qeverinë se në pushtet  ka të dënuar që enden akoma të lirë e ushrojnë poste të rëndësishme qeveritare, duke mos përmendur emra në veçanti.

Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban, a s’do te behesh kurbam edhe me fuyeni kur e beni si pyetje. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë te garantoj qe ka pasur e ka në parlament, jashte parlamentit, ne qeveri, jashte qeverise, ne politike, njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë te mendojne, të flasin po nuk i thanë çfarë te flasin. Kam njohur burra që kane bere burg, qe kane qene te lire edhe jane, se ka te beje sa i lire je ne mendje, jo sa te lira i ke duart. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, ka nje katalog te tere njerezish nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo, une jo. Dhe shuajeni kuriozitetin tuaj me të ardhmen time në politikë, unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Mua më intereson drejtësia. Dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë, nuk më interesojnë, më intereson drejtësia”,  ka deklaruar Tahiri.

Më 19 shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.

Politike