Politike25 Qershor 2019, 08:57

Do e shpërndajë Parlamentin? Përgjigjet Ilir Meta: Jam në mbrojtje të Republikës

Shkruar nga Pamfleti
Do e shpërndajë Parlamentin? Përgjigjet Ilir Meta: Jam në

Do e shpërndajë Parlamentin? Përgjigjet Ilir Meta: Jam në mbrojtje të Republikës

I pyetur nëse do të ndërmarrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, Presidenti Ilir Meta tha se do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri.

“Presidenti do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj ‘’, deklaroi ai.

Pak ditë më parë Meta  kërkoi nga KQZ numrin e deputetëve aktualë në parlament dhe shpërndarjen e tyre siupas zonave elektorale, gjë e cila paralajmëroi për një shpërndarje të mundshme të paralamentit.

Në fjalën e tij,  Presidenti theksoi edhe një herë se në Shqipëria ka vetëm një institucion që vendos për zgjedhjet dhe ky është Presidenti i Republikës.

“Presidenti është i duruar që të gjithë të kuptojnë se pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur në Shqipëri. Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes.” u shpreh Meta.

Ai ishte i qartë edhe për ditën se kur do të ndërmarrë iniciatiëve për të ulur palët në tryezën e dialogut, ndërsa tha se: “Kjo iniciativë do të nisë kur të tërhiqet rruga për dialog. Atë ditë që maxhoranca do të tërhiqet nga paligjshmëria do të nisë kjo iniciativë. Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, nuk hyj në këtë debat.”

Politike