Aktualitet11 Gusht 2019, 13:58

‘Do futemi në grevë urie!’/Nga Ilir Kupa i ‘Babagjyshëve’ tek Kostandin Xhuvani, të burgosurit me rrezikshmëri të

Shkruar nga Pamfleti

‘Do futemi në grevë urie!’/Nga Ilir Kupa i ‘Babagjyshëve’ tek Kostandin Xhuvani, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë paralajmërojnë ministren Gjonaj

Urdhër i Ministrisë së Drejtësisë që kthen burgun e Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë, në një burg të sigurisë së zakonshme, ka bër që të revoltohen të dënuarit e këtij institucioni. Ata janë kundër ndryshimit të klasifikimit të sigurisë dhe urdhrit për transferimin e tyre në masë në burgje të tjera në vend.

88 mga të bugosurit, prej tyre edhe të dënuar përjetë për krime të rënda, i janë drejtuar me një peticion ministres Etilda Gjonaj dhe zinxhirit drejtues të shtetit, ku kërkojnë rishikimin e vendimit.

Në peticionin janë mërrë 88 firma, një kopje e dokumentit u sigurua ekskluzivisht nga A2CNN, të dënuarit pretendojnë se transferimi i tyre është në kundërshtim me ligjin “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burg”.

“Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”.

Mes firmëtarëve spikasin të dënuar të cilët janë të njohur për shqiptarët si Fran Marashi, një nga të arratisurit nga burgu i Drenovës në vitin 2013, Ilir Kupa i bandës së “Babagjyshëve”, Endrit Dokle i “bandës së Durrësit”, apo Kostandin Xhuvani, i vrasjes së 4-fishtë tek Rruga e Elbasanit. Të dënuarit kanë paralajmëruar grevë urie në rast mosplotësimi të kërkesës, që është transferimi nga burgu Fushe-Krujës në burgjet e Peqinit dhe Korçës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Aktualitet ‘Do futemi në grevë urie!’/Nga Ilir Kupa i ‘Babagjyshëve’ tek Kostandin Xhuvani të burgosurit me rrezikshmëri të lartë paralajmërojnë ministren Gjonaj