Do ju ikë truri, ky helm ju shkon direkt e në organet tuaja! Kjo vizë e bardhë nuk duhet të jetë asnjëherë në mes të pulës

Konsumuesit e mishit të pulës me siguri i kanë vërejtur vizat e bardha, që gjenden përgjithësisht në pjesën e gjoksit. 

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve ka treguar një detaj të rëndësishëm që na ndihmon të dallojmë nëse mishi që hamë, ështe i një pule që është rritur natyralisht ose në mënyrë organike.

Dhe kjo vetëm përmes vijës së bardhë që shohim tek mishi i pazier. Vizat e bardha janë në fakt shirita yndyre që kalojnë nëpër mish, si rezultat i mënyrës së kultivimit të pulave. Një fileto natyrale duhet të ketë vizat e bardha vetëm përgjatë anëve, dhe jo përmes mishit.

Nëse yndyra është në mes të gjoksit të pulës, kjo do të thotë që ajo ka patur një çrregullim muskulor kur ishte ende e gjallë. Kjo pasi fermerët përdorin si ushqim koncentratet, për t’i rritur pulat sa më shumë dhe në një kohë të shkurtër. Për këtë arsye edhe shija e mishit të pulës së rritur natyralisht është më e mirë se sa ajo e rritur në mënyrë organike.

Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti i Arkansas dhe Texas, hulumtuesit të cilët testuan 285 pula, arritën në rezultatin se 95% e pulave ishin rritur me koncentrate. Kjo përgjigje i ndihmon kultivuesit për t’u siguruar në blerjen e mishit të pulave natyrale ose jo.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti