Aktualitet21 Shtator 2019, 07:55

“Do shpjegoj të vërtetën time”, Saimir Tahiri mban sot konferencë për media

Shkruar nga Pamfleti
“Do shpjegoj të vërtetën time”, Saimir Tahiri mban

"Do shpjegoj të vërtetën time", Saimir Tahiri mban sot konferencë për media

Ish-ministri i Drejtësisë Saimir Tahiri ka njoftuar dje përmes një njoftimi se në orën 11:00 do të mbajë një konferencë për shtyp.

“Nesër në 11.30 shihemi live këtu, për të shpjeguar të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë”, shkroi të premten Tahiri në facebook.

Ky njoftim nga Tahiri vjen fill pas shpalljes së vendimit të gjykatës së krimeve të Rënda.

Më 19 shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.

Të pranishëm edhe në sallën e gjyqit, Ambasada Amerikane reagoi për vendimin për Tahirin, duke e cilësuar shkurajues në raport me akuzat e ngritura, ndërsa shton se ata që shpërdorojnë besimin e publikut dhe shkelin ligjin duhet të përballen me patjetër me pasoja domethënëse.

Kujtojmë se ndaj ish ministrit kanë rënë te gjitha akuzat për “trafik droge” dhe “bashkëpunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.

Aktualitet