‘Do ta ndiqja në pjesën tjetër të botës’, aktori bën dedikimin për bashkëshorten 30 vite më të re

'Do ta ndiqja në pjesën tjetër të botës', aktori bën dedikimin për bashkëshorten 30 vite më të re

Dashuria e vërtetë siç ndodh shpesh, vjen papritur. Këtë e di më mirë Vincent Cassel, pikërisht kur vendosi të  kalonte jetën e tij single, ka takuar një grua pas të cilës lë kokën. Tina Kunakey, shumë më e re se ai (aktori është 51 vjeç, ajo 21). 

Ndër të tjera “nuk mund të zgjedhësh me kë do dashurohemi”, shpjegoi ai për Vanity Fair.  Gjatë intervistës nuk shpjegoi vetëm situatën që e çoi drejt martesës atë dhe partneren e tij, por edhe ka theksuar se mes tij dhe ishi-it, Monika Belluci, nuk ka pasur kurrë një luftë.

“Mendoja, nuk jam martuar, kam dy fëmijë, kam bërë atë që duhet të bëja, nga tani e mbrapa do jem beqar. Ishte argëtuese, por në pak kohë kuptova  që jeta ime ishte boshe. Nuk prisja të takoja dikë, dhe në fakt ndodhi. Është kjo grua, është shumë më  e re nga ç’e imagjinoja, inteligjente, e pavaruar dhe e guximshme”, u shpreh ai.

 

Madje u tregua i gatshëm të bëhet edhe baba sërisht, pas Deva Leonie, fëmijëve që ka me Monica Bellucin.“Fëmijët janë gjëja më e mrekullueshme që ekzistojnë. Përmes fëmijëve, vajzave të mia dhe jo vetëm, kam mësuar shumë gjëra. Më kanë ndihmuar të kuptoj veten”, tha ai.Përveç titujve skandal të publikuar nga gazetat, Cassel theksoi se nuk ka ende asnjë luftë me aktoren Monica Belluci.Në fakt, mes tyre ka një raport vlerësimi reciprok, për shkak të historisë së dashurisë që ndanë së bashku.

 

“Nuk do i bëja kurrë keq Monikës. E dua mjaft dhe e respektoj. Nëse do ketë ndonjëherë nevojë për ne, do ta ndiqja në pjesën tjetër të  botës. Nuk ekziston asnjë luftë”, e mbylli ai.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti