Showbiz 9 Nëntor 2018, 08:09

‘Do të kthehet koha jonë’, këngëtari shqiptar revoltohet me klubet e natës

Shkruar nga Pamfleti

'Do të kthehet koha jonë', këngëtari shqiptar revoltohet me klubet e natës

Këngëtari shqiptar i hiteve të njohura si “E mallkoj”, “Krejt ti fala”, “T’lutem kthehu”, Labinot Tahiri është revoltuar me klubet e natës që e kanë bllokuar të performojë. Këngëtari ka postuar një video në Instagram ku tregon sa shumë e do publiku që thërret emrin e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre. Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje……!

Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë Pra shihemi nëpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët”, -shkruan Labi.

 

 

 

A post shared by Labinot Tahiri??? (@labinottahiriofficial) on

Showbiz klubet e nates Labinot Tahiri