Showbiz16 Maj 2019, 12:17

Do të prekeni dhe qeshni njëkohësisht me dedikimin që aktori i humorit i bën bashkëshortes

Shkruar nga Pamfleti

Do të prekeni dhe qeshni njëkohësisht me dedikimin që aktori i humorit i bën bashkëshortes

Marin Orhanasi është një nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar.

Aktori i Portokallisë shpesh në rrjetet sociale bën postime të ndryshme ku tregon dashurinë për familjen. Marini nuk qëndron pa reaguar edhe nda fenomeneve sociale që prekin shoqërinë tonë çdo ditë. E shumë herë ka shprehur pakënaqësitë e tij si individ dhe si artist kundrejt vendimeve që merren.

Së fundmi ai ka bërë një postim për bashkëshorten në “facebook”.

“Po ktheje mi içik koken ktheje se vdiqaaaaaa. Ktheje se e ktheva lokalin mbrapsht. O e bukura ime ti qe m rri me koke menjane. Ben shume mire qe shetit, se femijet i kam une qe po t bej foto. Por ti nuk shetit vec ketu, shetit edhe ne zemren time, gjithe diten gjate gjithe kohes. Te lutem kujdes kur kalon tek aorta, se do na lesh ne vend nga dashuria. Te kam yllin tim o karamele. Dhe dicka te fundit; na bej ndonje gje per darke se mbetem duke ngrene sallate si lepuj”, ka shkruar Marini në postimin e  bërë për të shoqen.

Postimi ka shkaktuar shumë reagime dhe të qeshura. Fjalët romantike të aktorit nuk mungojnë asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për të shoqen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz bashkeshortja dedikim marin orhanasi