Aktualitet11 Korrik 2019, 21:51

Do të ulen në dialog Rama me Bashën? Duka vendos bast me Eni Vasilin: Jam mësuar të humbas

Shkruar nga Pamfleti
Do të ulen në dialog Rama me Bashën? Duka vendos bast me Eni

Do të ulen në dialog Rama me Bashën? Duka vendos bast me Eni Vasilin: Jam mësuar të humbas

Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar në “Open” është pyetur nga moderatorja Eni Vasili se çdo të bënte nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të takohej me kryeministrin Edi Rama.

Duka fillimisht tha se një takim i tillë nuk kishte shanse që të ndodhte, në të kundërt do të “paguante” pjesën e tij të bastit.

DEBATI NË STUDIO:

Agron Duka: Nuk ka shanse të ndodhë një tjetër takim Rama-Basha.

Eni Vasili: Po nëse ndodh?

Agron Duka: Unë jam mësuar të humb.

Eni Vasili: Çfarë do bëni nëse ndodh?

Agron Duka: Deri tek dreka jam, një drekë do të japë ty dhe jemi një rregull. Nëse Basha takohet me Ramën do të gjykohet nga të gjithë.

Aktualitet Do të ulen në dialog Rama me Bashën? Duka vendos bast me Eni Vasilin: Jam mësuar të humbas