Doktoratura qesharake/ Ish-edukatorja e kopshtit Ermioni Çekani rrëzon teoritë e studiuesve më të mëdhenj të botës

Doktoratura qesharake/ Ish-edukatorja e kopshtit Ermioni Çekani rrëzon teoritë e studiuesve më të mëdhenj të botës

Ish-specialistja e perimeve në Bashkinë e Tiranës hedh poshtë përfundimet e studiuesve për stresin, u emëruar drejtoreshë arsimi në Kamëz pasi humbi në konkurs, Rama e futi në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar

Një ish-edukatore e rëndomtë kopshti, më vonë specialiste perimesh në Bashkinë e Tiranës, ka hedhur poshtë përfundimet e studiuesve më autoritarë të botës, sa i përket nivelit të stresit sipas gjinive. Bëhet fjalë për Ermioni Çekanin, e emëruar në krye të Zyrës Arsimore Kamëz, që në janar të 2014, pavarësisht se humbi në konkurs. Në vitin 2017, kryeministri Edi Rama e përfshiu emrin e saj në një listë të zezë me 100 zyrtarë, sipas tij, më abuzuesit në Shqipëri. Në vitin 2016, Ermioni Çekani, ka mbrojtur doktoraturën me temë “Problematika të profesionit të mësuesit në Shqipëri”. Pjesa e parë e doktoraturës është 100 për qind ‘copy pase’. Në pjesën e dytë, zonja del me disa përfundime të sajat, duke hedhur poshtë përfundimet e studiuesve të huaj, të cilëve u referohet.

Ermioni Çekani, protagoniste e disa video-skandaleve, arrin në përfundimin se “Mësuesit meshkuj, në krahasim me mësueset femra, duket se shfaqin nivel më të lartë depersonalizimi dhe vlera më të ulëta të arritjeve personale në shkollë. Konkretisht, mësuesit meshkuj më shumë se mësueset femra ndihen të zhgënjyer nga puna, shqetësohen se puna do t’i bëjë më të ashpër, nuk u intereson çfarë ndodh me disa nxënës, ndaj të cilëve sillen sikur të jenë objekte, si dhe e ndiejnë se nxënësit i fajësojnë për problemet e tyre… Rezultati i këtij studimi është në kundërshtim me disa hulumtime, të cilat të çojnë në përfundimin se gratë që punojnë në profesione sociale kanë më shumë tendencë ndaj konsumimit nga puna, për shkak të roleve të shumta që marrin përsipër (Antoniou, Polychroni dhe Kotroni, 2009; Antoniou, Polychroni dhe Vlachakis, 2006; Antoniou. Ploumpi, dhe Dalla, 2013; Pinesdhe Ronen, 2011)”.

Në vijim, Ermioni Çekani, me analizën e saj, hedh poshtë një tjetër teori të njohur. “Ajo shkruan se “Lidhur me zonën ku ndodhet shkolla, rezultatet tregojnë se sa më në qendër (shkollat urbane të qendrës dhe periferisë) ndodhet shkolla, aq më i lartë është depersonalizimi i mësuesit. Gjetjet e studimit tonë, lidhur me nivelin e depersonalizimit të mësuesit, janë në drejtim të kundërt me teorinë e “avantazhit urban”, të nivelit më të lartë të përparimit të nxënësve në shkollat urbane (OECD, 2013). E rëndësishme është të theksohet se ky studim tregon se, sa më në qendër janë shkollat, aq më i madh është stresi i mësuesit”. Kaq për sot!

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti