Ky akt antiligjor, që shpërfill afatin 10 ditor paraprak të njoftimit zyrtar dhe të drejtën e ankimimit të bizneseve në tatime e gjykatë, do realizohet brenda datës 31 dhjetor 2020; ndërkohë që udhëzimi nuk është ndryshuar qysh prej vitit 2008 dhe mund të ndryshohet vetëm me akt normativ e jo me shkresë ministri
Në çdo dalje publike gjatë 8 muajve të situatës së krizës “Covid”, kryeministri Rama ka deklaruar, se ka ndihmuar dhe do të lehtësojë bizneset e mesme të vogla, me shtyrje afatesh të detyrimeve tatimore, si mundësi për të mbrojtur aktivitetin dhe vendet e punës.
Por praktikisht, nëpërmjet Ministrisë së Financave, Babloku po bën të kundërtën, me presion për bllokim të llogarive bankare, nëse bizneset nuk shlyejnë detyrimet brenda 24 orësh, pas njoftimit që do t’u bëhet nga tatimet.
Ky presion, ka nisur me Udhëzim nr. 44, datë 09.11.2020 të Ministres së Financa-Ekonomisë, Anila Denaj, e cila ka ndryshuar Udhëzimin nr. 24, datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore”, konkretisht, Pikën nr. 90/1. Me këtë ndryshim, qeveria i ka hapur rrugë të lirë e të plotë tatimve dhe bashkive, të bëjnë vetëgjyqësi mbi llogaritë bankare të bizneseve, madje dhe duke përdorur sekuestron mbi administratorët, paçka se ata mund të mos jenë pronar apo aksionarë. Sipas ndryshimit që ka bërë ministrja Denaj, në shkelje të plotë të Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008; tatimet dhe zyrat e taksave të pushtetit lokal, lejojnë afat për shlyerje detyrimesh, vetëm 1 ditë pune zyrtare pas njoftimit elektronik që dërgojnë tek bizneset. Mirëpo Neni 69 i ligjit, detyron, shërbimin tatimor qendror e lokal, që bizneset debitore të njoftohen 10 ditë pune zyrtare, para nxjerrjes së udhërit të sekuestros e me disa proceura të tjera kohore ankimore, minimalisht 30 ditë. Po sipas ligjit, sekuestroja nuk duhet të jetë bllokim me efekt ndalimi veprimesh financiare për aktivitetin, por masë sigurimi derisa biznesi i prekur, të ankimojë në afate pranë tatimeve apo të shkojë në gjykatë nëse dëshiron. Ndërsa ministrja Denaj (d.m.th kryeministri), me këtë ndryshim të paligjshëm të udhëzimit, jo vetëm u ka “vënë lakun në fyt” bzineseve me sekuestro faktike brenda 24 orësh, por edhe i sekuestron pa gjyq.
Në këtë loje anti-ligjore, qeveria ka futur dhe bankat përkatëse ku bizneset kanë llogaritë e aktivitetit tatimor,megjthëse u ndalohet kategorikisht të kryejnë sekuestro lloagarie pa vendim gjqësor. Mirëpo, sipas urdhërit të ministres Denaj, brenda ditës së kërkesës nga tatimet, ato janë udhëruar të bllokojnë llogaritë bankare e të rakordojnë me gjithë bankat e tjera, për të zbuluar edhe llogaritë personale të pronarëve, ortakëve e familjarëve të tyre. /Pamfleti