Oligark-trafikanti Bashkim Ulaj, ka bërë letrat, sikur ua ka dhuruar “kolegëve” italianë/ Gjithë koncesioni, po maskohet pas 3 italianëve klientë të Edi Ramës; të cilët, me vendim të qeverisë shqiptare, i janë vërsulur kriminalisht lumit e Parkut Kombëtar-Melth, me dinamit, buldozerë e diga hekur-betoni, për të futur lumin dhe rrjedhat malore në tuba, duke vdekur gjithë jetën njerëzore, florën dhe faunën e kësaj zone, të lënë nga shteti, në duart e bandave mafioze
Prej 1 muaji, banorët e zonës së Melthit në Mat, kanë ngritur një “fushim luftarak popullor”; në mbrojtje të lumit të tyre Zall-Gjoç, mbi të cilin, një grup italianësh me një “profesor” shqiptar, të cilët kanë falsifikuar firmat e banorëve të zonës, se gjoja janë dakort.
Në fakt, protesta fshatçe, dëshmon se nuk janë dakord t’u zhduket lumi në tubot e HEC-it “Ulaj-Muçeku”; por firma që ka mbështetjen e bandës qeveritare, ka nisur dhunshëm, gërmimet anësore me buldozerë dhe shpërthimet me dinamit, për të ndërtuar 2 HEC-e me rrjedhë të ndërvarur, por me burim qendror lumin Zall-Gjoç në Mat.
Banorët e zonës Melth; po përleshen përditë me punonjësit dhe “gangot” e çuar atje nga bosët e firmës, për të bërë presion, që të kryhen punimet; por punimet në rredhën e lumit, janë bllokuar prej tyre, me kundërsulm për mbrojtur lumin Zall-Gjoç dhe rrjedhat e ujërave malorë, që furnizojnë atë.
Sipas një informacioni, të shoqëruar me dokumente zyrtare; të ardhur sot në redaksinë “Pamfleti”, nga burime brenda Ministrisë së Energji-Infrastrukturës; konstatohet se edhe në HEC-in “Sekë-Zais”, që do thajë lumin Zall-Gjoç në Mat e do zhduk jetën në zonën Melth; “çuditërisht” del emri i trafikant-oligarkut Bashkim Ulaj.
Referuar Kontratës Noteriale nr. 7030 Rep. dhe 2134 Kol., rezulton se Bashkim Ulaj e ka përlarë këtë koncesion HEC-i me afat 35 vjet; në datën 12 qershor 2013, ose 15 ditë, para se Sali Berisha të dorëzonte pushtetin.
Kujtojmë, se në vitet 2008-2019, Berisha-Rama i kanë dhënë oligarkut të tyre, Bashkim Ulaj, leje koncesionare për 56 HEC-e në lumenjtë e Tropojës, Kukësit, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, Skraparit, Tepelenës, Përmetit, Korçës e madje edhe në Borsh; lincensa të cilat, Edi Rama i ka shtuar me HEC-e të reja dhe i ka rickluar lejet që i ka dhënë Berisha.
HEC “Sekë-Zais”, me fuqi 14,926 KW; ka nisur të ndërtohet në ujërat e lumit Urakë e Zall-Melth (Gjoçaj) në Mat-Mirditë dhe është biznes i kompanisë “Hydro-Project”, themeluar nga Bashkim Ulaj e Bardhyl Muçeku.
Por pas “dhurimit” të aksioneve prej Bashkim Ulajt; tashmë pronarë “maskë”, janë italiantët Paolo Vincenti, Lorella Olivero, Antonella Vincenti, me logon “HIDRO DROHolding, BonFin S.R.L, LREnergy, G&C Hydropower). Kaq për sot./Pamfleti