Një pyetje, zëdhenësit të presidencës, pas hetimit të një qejfliu nga selia rozë
Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duket se e paska nisur punën, më përpara se të miratohej në parlament; dhe këtë e provon, një dokument shkresor zyrtar, i nxjerrë nga dosja e kryetarit të këtij komisioni, Ulsi Manja, marrë nga Thesari i Shtetit.
Si “usta me nuhatje perfekte” sidomos në fushën e seksit, “noçka” Ulsi Manja (siç deklaron), ka nisur hetimin paraprak, për të zbuluar tradhëtitë që dhëndri skraparli, i bën kushërisës së tij dibrane Monika Kryemadhi, me qëllim, që perveç shkeljeve rë rënda kushtetuese, t’i gjejë edhe shkelje të rënda, të moralit familjar.
Bëhet fjalë, për disa pagesa financiare sa një pension pleqërie në çdo faturë, që Presidenti i Republikës, i ka bërë çdo javë, avokates Arnida Çapi, të mirënjohur dhe në botën e “modeleve elitare” shqiptare, ku ajo e klasifikon veten.
Nuk e dimë, nëse qejfliu Ulsi Manja, do ta thërrasë apo jo modelen Arnida Çapi, në Komisionin hetimor parlamentar të “dhëndrit” Ilir Meta, për ta pyetur lidhur me vërtetësinë dhe objektin e këtyre faturave, por dimë faktin shkesor zyrtar, që kjo modele është paguar 12 mijë lekë të reja në javë, për 1 shërbim “pastrimi urgjent” në zyrat e Presidencës.
Meqë presidenti Ilir Meta, shumicën e kohës në këto dy vite mandat, ka qenë piknik nëpër male, -pyje, lëndina, kisha, xhami, teqe e tyrbe, mbetet t’i bëjmë një pyetje, zëdhenësit të Presidendës, Tedi Blushi, që mban dhe vulën: – Çfarë “pastrimi urgjent” dhe në zyrën e cilit zyrtar të Presidencës, ka bërë modelja Arnida Çapi?/Pamfleti