Anti-Mafia15 Shtator 2019, 08:31

Dokument/ Për 4 HEC-et në Kaçinar, ka firmosur dhe Mirela Kumbaro, megjithëse është zonë me pasuri të rralla arkelogjike

Shkruar nga Pamfleti

Dokument/ Për 4 HEC-et në Kaçinar, ka firmosur dhe Mirela Kumbaro, megjithëse është zonë me pasuri të rralla arkelogjike

DREJTUESI QEVERISJES LOKALE-KAÇINAR, GJET SHKURTI, DEKLAROI: – NËSE HEC-et BLLOKOHEN, EDI RAMA DO KTHEJE 7 MILIONË EUROT/ Ish ministri Gjiknuri, ka firmosur të zhduket lumi, burimet ujore, bimësia, jeta dhe të braktiset zona; ish-Ministrja e Kulturës, ka firmosur të zhduken vlerat arkelogjike e historike; ndërsa studimin për të bërë këtë masakër social-natyrore-kulturore, e ka bërë firma private “Instituti Dekliada”, biznes privat i Drejtorit të Miniera-Ujëra-HEC-ve në Ministrinë e Energjetikë-Infrastrukturës

Pazaret anti-ligjore, që kryeministri Rama dhe “brejtësit” e tij ministra, drejtorë e pushtetarë lokalë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë, kundër interesave jetike të banorëve të zonave; po shkaktojnë pothuajse përditë, nga një konflikt, mes banorëve që mbrojnë pasuritë komunitare e oligarkëve, që kanë blerë licensa me ryshfet, për grabitjen e pasurive.

Këtë herë, konflikti me pasoja të pritshme edhe fizike, është rindezur në zonën e Kaçcnarit-Mirditë, ku krye-pazarxhiu Edi Rama, i ka dhuruar kompanisë “Shpërdhaza Energji”, lumin, 100 hektarë sipërfaqe tokë, pyje e rrugë, për të ndërtuar 4 HEC-e private, me afat shfrytëzimi 35 vjet, pa asnjë detyrim ndaj shtetit.

Kontrata e koncesionit, është firmosur në datën 21 shtator 2015, nga “ikona” e korrupsionit Damian Gjiknuri, i cili ka guxuar e ka futur “duart” edhe në Kaçinar, në zonën  e burrave, që siç e di mirditori Sandër Lleshaj, zbatohen akoma “ligjet” e Lekës, ndërsa tani që “ka plasur” përleshja, ish-ministri është struktur e nuk pranon të përballet me banorët që po e kërkojnë.

Skandali thellohet edhe më tepër, kur mësohet se 4 pronarët e firmës “Shpërdhaza Energji”, me origjinë nga Vlora, Tirana, Mirdita e Kruja, kanë paguar 7 milionë euro në dorë të Edi Ramas, siç deklaroi në koflikt e sipër me banorët, drejtuesi i Njësisë (Komunës) Kaçinar, Gjet Shkurti, nip i administratorit të kompanisë “HEC-Shpërdhaza Energji”.

Mirëpo gjërat, qenkan më të thella se firma e hedhur nga Damian Gjiknuri si ish-Ministër Energji-Infrastrukture, mbasi për koncesionin e 4 HEC-ve në Kaçinar; ka firmosur dhe ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, me Vendim nr. 147, Nr.1309 Prot., datë 20.12. 2016, shapllur vendimi në datën 28 dhjetor 2016.

Me këtë vendim, “kumbara” e shumë aferave korruptive e  dhe krimeve ndaj vlerave kombëtare; ka dhënë lejen, për të gërmuar e për të mbuluar sipërfaqen e tokës dhe në thellësitë e saj, për të ndërtuar diga betoni, hekuri e basene uji; megjithëse sipas Regjistrit Arkelogjik Shqiptar, zona Kaçinar-Arrëz-Simon-Shpërdhazë, rezulton zonë e mbrojtur, me pasuri të shumta e të rralla arkeologjike, deri në 5000-vjeçare, të konstatuara tashmë.

Por pazari kryeministror, ka vazhduar më tej, me skandalin, se studimin teknik-fizik, për të shkatërruar lumin dhe burimet e tjera ujore të zonës Kaçinar; e ka kryer firma private “Instituti Dekliada”, pronë private e Mehmet Hasanlamit, Drejtor i Miniera-Brurime Ujore-HEC-ve në Ministrinë e Energjetikë-Infrastrukturës, i cili ka detyrë t’i ndalojë këto ndërhyrje (për batërdinë e këtij instituti me tenderat,  do flasim në vijim). Për 4 HEC-et, në vijim do publikojmë fakte të tjera./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia Dokument ka firmosur dhe Mirela Kumbaro megjithëse është zonë me pasuri të rralla arkelogjike Për 4 HEC-et në Kaçinar