Aktualitet21 Gusht 2019, 20:43

Dokument/ Rama tallet me partizanët e Batalionit “Thanas Ziko-Dropull”, u jep 62 pjata sufllaqe dhe nga 1 lëng e 1 gotë u

Shkruar nga Pamfleti

Dokument/ Rama tallet me partizanët e Batalionit “Thanas Ziko-Dropull”, u jep 62 pjata sufllaqe dhe nga 1 lëng e 1 gotë ujë

ATA QË BËNË LUFTËN DHE ATA QË PO BËJNË PPP-të/ Banketi qeveritar, për mbylljen e sesionit parlamentar (korrik 2019), organizuar me kryesinë, deputetët, ministrat, me kryebashkiakët e rinj e të vjetër dhe të preferuar të kryeministrit Rama; kushtoi 930 mijë lekë të reja, ndërsa për veteranët e luftës, Komiteti Shtetëror i Festimeve të 75-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, drejtuar nga zv-kryeministri Erjon Braçe, ka bërë mbledhje të psoaçme dhe ka akorduar 36 mijë lekë të reja, ose sa pagesa mujore e telefonit të 1 deputeti.

Kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar të nisin festimet, në përkujtim e nderim të 75-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, duke autorizuar bashkitë, që nga fondi i takasve vendore, detyrim ndaj qeverisë; të shpenzojnë për organzimin e 1 kotejli, me ish-partizanët e mbetur gjallë dhe me familjet e dëshmorëve.

Shefi i qeverisë, ka përcaktuar dhe vlerën e shpenzimeve, që sipas tij, në bashkitë e mëdha të mos kalojë 100 mijë të reja; në bashkitë e mesme deri 60 mijë lekë të reja dhe në bashkitë e vogla, deri 36 mijë lekë të reja.

Në zbatim të rekomandimit të FMN për transparencë dhe monitorim të borxhit; këto koktejle do të bëhen me tender të hapur e me ofertë të pa kërkuar dhe pa garë si PPP-të e këtyre 6 viteve; ndërkohë që ky urdhër ka nisur zbatimin nga Bashkia e Dropullit, me koktejlin për partizanët e Batalionit “Thanas Ziko”, ish-formacion luftarak i minoritarëve grekë në Shqipëri, pjesë e Brigadës së “VIII-S”.

Me dëshirën e madhe, që ish-partizanët dhe familjet e dëshmorëve të zonës së Dropullit, “të kënaqen e lumturohen sa më shumë” në kotejl; mbështetur në fondin që ka caktuar kryeministri Rama, janë porositur vetëm 62 pjata sufllaqe, 62 shishe lëngjesh 0.5 litërshe dhe 20 shishe ujë 0.5 litërshe.

Çdo pajtë do të ketë jo më tepër se 300 gram ushqim total; me përbërje rosto, qofte, sallam, djath i bardhë, djath kaçkavall, xaxiq e patate të skuqura.

Prezent në këtë aheng madhështor, do të jenë edhe deputetët grekë në Parlamentin Shqiptar, Vasilika Hysi (Barka), Anastas Angjeli, Vangjel Dule, Vangjel Tavo e Andrea Marto, të cilët do të përshëndesin në emër të kryeministrit Rama, edhe “fitoren” e PS në këtë bashki./Pamfleti/


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Dokument/ Rama tallet me partizanët e Batalionit “Thanas Ziko-Dropull” u jep 62 pjata suflaqe dhe nga 1 lëng e 1 gotë ujë