Anti-Mafia15 Shtator 2019, 18:57

Dokument/ Rama zhduk dosjet e firmës së rrugëve “Alpine Bau” të Saliut e Fahriut; cakton mbesën e Berishës, si “eksp

Shkruar nga Pamfleti

FIRMA MAFIOZE E DAMIR FAZLLIÇ, QË VODHI 310 MILIONË EURO NË 3 RRUGË, DO MARRË 850 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM NGA QEVERIA “RAMA”/ Pas vjedhjeve miliona euro, Berisha, Meta,  Rama ndërrojnë pushtetet dhe fshehin e zhdukin krimet e njeri-tjetrit; duke ri-financuar punimet e lëna për gjysmë nga vjedhjet dhe në fund; për të zhdukur edhe letrat zyrtare e bankare që kanë firmosur vetë, bëjnë ujdi e falimentojnë fiktivisht kompanitë mafioze fantazma, me të cilat kanë vjedhur fondet publike dhe kreditë e marra borxh, nga bankat e huaja

Një tjetër fshehje dhe zhdukje gjurmësh krimi ekonomik-financiar; është finalizuar në 24 orët e fundit zyrtare të muajit gusht 2019, nga dyshja mafioze Rama-Berisha; por këtë herë; duke e maskuar me vendim gjykate, për të patur mburojë ligjore e për të “larë duart” si autorë; mirëpo megjithë “ustallëkun”, kanë mbetur disa “shenja” që tregojnë se është pazar i tyre.

Bëhet fjalë, për skenarin e falimentimit fiktiv, të kompanisë së ndërtimit të rrugëve “Alpine-Bau Tirana”, ose siç njihet ndryshe, kompania e Saliut dhe e Fahriut, që ka realizuar biznes-krimin me tenderët e rrugëve, krijuar qëllimisht prej tyre, në datën 01.03.2007, me adresë, “Kulla Gener 2”, të Bashkim Ulajt.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Me Vendim Nr. 5447, date 30.08.2019 të Gjykatës-Tiranë, gjyqtari Ardian Kalia, ka vendosur falimentimin dhe mbylljen përfundimtare, të aktivitetit dhe asgjesimin e krejt letrave financiare, të firmës mafioze “Alpine -Bau-Tiranë”, miratuar e pranuar nga Tatimet, Doganat, QKB dhe Drejtoria e Rrugëve, si autoritet kontraktor e financues, me tenderët e koncesionet për ndërtimin e rrugëve.

Ndoshta është rastësi, që qeveria dhe gjykata; mes 2640 ekspertëve kontabël, si likuidatore falimenti të firmës mafioze “Alpine-Bau Tirana shpk”, kanë përzgjedhur e caktuar Shpresa Breçanin, vajzën e motrës të Sali Berishës, ish-kryeministrit, që e krijoji dhe e financoi me vendime qeverie, këtë kompani mafioze fantazmë, duke i dhënë 522 milionë euro koncesione e tendera rrugësh dhe veprash të tjera publike.

Pra, mbesa do mbyllë llogaritë e zeza, të firmës mafioze “Alpine-Bau Tirana shpk”, të cilën e futi në Shqipëri, dajua i saj Sali Berisha e që me vetëdije dhe skenar të paramenduar hajdutëror, e financoi si kompani “monopol” në tenderët e rrugëve.

Edi Rama dhe gjykata, kanë autorizuar mbesën e Sali Berishës, që të fshijë e zhdukë çdo vendim, urdhër, akt kontrolli, konfermë bankare, Transksion Thesari e gjithçka, të akvitetit kësaj firme.

As drejtësia e re, nuk mund të gjejë dot më, dokumente nga aktiviteti i kësaj firme, që me urdhër të dajo Saliut dhe “mbikëqyrje” të Fahri Balliut; kreu punimet e rrugëve me 40% cilësi e pasiguri; la pa kryer 35% të punimeve; nuk ndërtoi 145 vepra arti mbikalime e nënkalime; nuk vendosi 117 km ndriçim rrugor, 122 km ndarje të korsive dhe 92 km mbrojtëse metalike anësore. (Sipas Raporti të KLSH dhe kallëzimit penal, të bërë në prokurori nga kryeministri Rama dhe ish-ministri Gjiknuri)

Fakti, që dhe falimentin e firmës “Alpine-Bau”, po e realizon mbesa e Berishës, nuk mendojmë se është “rastësi”; mbasi kjo ka kryer dhe faliment-likujdimin e firmës “Gërdeci” me drejtues Mihail Delijorgjin dhe ortake 20% vajzën e Fahriut si dhe shumë biznese me hije mafiozësh.

Por mbesa e Berishës, ka likujduar dhe biznesin e bingove dhe  të ndërtimit në Vlorë-Tiranë-Durrës-Himarë-Sarandë, me administrator Albino Prudentino, një nga drejtuesit kryesor të grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, arrestuar në Vlorë, për llogari të drejtësisë italiane ndërkohë që në vitet 2006-2012, Shpresa Breçani, ka qenë “eksperte kontabël” e 5 kompanive fantazma, të hapura në Shqipëri nga Argita Malltezi e Damir Fazlliç.

Përgjigjen e kësaj çudie, apo “rastësie punësh”, për të mbyllur “gropat e zeza” të krimeve të njëri-tjetrit; mund ta japë vetëm Edi Rama, siç “sqaroi” dhe emërimin në Bordin e Bankës së Shtetit, të ish-ministrit Bode, që ka firmosur miliardat për këtë firmë mafizoe, me të cilat kanë kryer e po kryejnë studimet në SHBA, Austri, Gjermani e Angli, mbesa e Saliut, djali dhe vajza e Fahriut dhe 3 fëmijët e Monikës, siç i quan Ilir Meta./Pamfleti

Anti-Mafia cakton mbesën e Berishës Dokument/ Rama zhduk dosjet e firmës së rrugëve “Alpine Bau” të Saliut e Fahriut si “eksperte falimenti”