alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dokumentet: ja si po i grabit mafia pronat e Flotës detare në Shëngjin

28/12/2020, 12:21
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Dokumentet: ja si po i grabit mafia pronat e Flotës detare në Shëngjin

 Para pak kohësh “Pamfleti” ka dhënë alarmin se po grabiten pronat e bregdetit që kanë qenë në administrim nga Flota Detare.


-Lexo edhe:

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Marin Mema në një dokumentar për shkatërrimin e ushtrisë shqiptare. Ndërkaq këto ditë ka dalë ish- komandanti i Flotës që ka publikuar dokumentet e kësaj grabitjeje.

Ish-kreu i Flotës Detare që u shkarkua pak kohë më parë, ka denoncuar krerët e ministrisë së Mbrotjes dhe ushtrisë se kanë lejuar një firmë private të bëjë ndërtime në zemër të bazës detare të Shëngjinit.

Kapiten Artur Meçollari, i cili ka qenë edhe pjesëtar i ekipit të negociatave për detin me Greqinë, akuzoi kreun aktual të Flotës Detare, gjeneralin Ilir Xhepaxhia, i cili sipas tij, ka firmosur tjetërsimin e pronës së Shëngjinit, e cila nga Presidenti i Republikës në vitin 2014 rezultonte si pronë e ushtrisë..

Në postimin e tij Meçollari ka ngritur alarmin se po heshtet nga kupola e ushtrisë dhe e ministrisë së Mbrojtjes për tjetërsimin e pronave që çdo ditë po i grabiten ushtrisë.

Në një dokumentar të transmetuar, në rubrikën “Gjurmë Shqiptare”, gazetari Marin Mema publikoi fakte të bujshme të grabitjes së pronave të ushtrisë shqiptare për t’ja dhënë subjekteve private për troje turistike.

Postimi i Meçollarit

Si u coptua Baza Detare e Shëngjinit nga ushtarakët për të favorizuar privatët?

Përpara disa javësh denoncova një ndertim të dyshimtë brenda Bazës Detare të Shëngjinit. Një firmë private sapo kishte filluar të ndertonte një objekt brenda territorit të saj.  Firma pretendon se ka hipotekë dhe leje ndërtimi, fakt i cili është i vërtetë.

Sot,  objekti ka arritur në katin e parë edhe pse baza ruhet me roje të armatosura. Askush nuk shqetësohet për të ndaluar këto veprime, të gjithë heshtin. Po pse ky mosveprim?

Kjo histori ka një mbrapavijë të hershme, qysh nga viti 2016, jo vetëm për Bazën Detare të Shëngjit, por për të gjitha bazat e Forcës Detare. Ata që sot drejtojnë Forcën Detare janë pikërisht ata që në vitin 2016 e nxorën gjysmën sipërfaqes së Bazës së Shëngjinit nga Plani i Përhapjes dhe 70% të pronave të katër bazave të Forcës Detare.

Në vitin 2014, Presidenti i Republikës ka miratuar listën e pronave në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes së Forcës Detare, në të cilën prona nr. 974 “Baza ndihmuese Shengjin, Lezhe” figuronte me me sipërfaqe 65.871 m2. Miratimi i listës nga Presidenti i Republikës bëhet jo nga pikëpamja formale, por miraton kapacitetet infrastrukturore operacionale.

Lista ka të miratuar nr. pronës, emërtimin e saj, si dhe një koordinate gjeografike. Por lista nuk e ka sipërfaqen e pronës, pasi askujt nuk i ka shkuar në mend deri në vitin 2016 të ndryshoj sipërfaqen e pronave, pra nevojat operacionale, pa iu drejtuar më parë Presidentit të Republikës.

Në datën 26 janar 2016, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA general brigade Jeronim Bazo, nxjerr një urdhër për rishikimin e pronave të Forcës Detare dhe për këtë qëllim ngre një komision, ku kryetar i tij ishte ish-Drejtori i Operacioneve dhe Stërvitjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Ilir Xhepexhia, aktualisht general brigade dhe Komandant i Forcës Detare, anëtar Kapiten i Rangut të Parë Ferdinand Kreshpani, aktualisht zëvendëskomandant i Forcës Detare, si dhe oficerë të tjerë të  Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Detare.

Në përfundim të punës së tij grupi i ngritur me urdhër të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr.78, datë 21.01.2016, ka propozuar ndarjen e pronës nr.974 “Baza Ndihmëse”, Shëngjin me sipërfaqe 65.871 m2 në 3 (tre) prona, nga te cilat njëra propozohet si një sipërfaqe e lire me sip të përgjithshme 38.631 m2. Më pas ky raport i grupit të punës u miratua nga ish-komandanti i Forcës Detare, iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe tre pronat e ndara u miratuan edhe me VKM nr.220, datë 21.03.2017.

Nxjerrja e një prone nga Plani i Përhapjes nënkupton që ajo nuk është më e nevojshme për qëllime operacionale ushtarake dhe është e lire për përdorim shtetëror ose privat. Pra humbet statusin e “interest publik”. Nëse prona është në Planin e Përhapjes, pronarit i njihet e drejta, por kompesohet. Nga pikëpamja operacionale dëmi është edhe më i madh, pasi bëhet fjalë për akuariumin ku dikur qëndronin katrat silurues, sot i vetmi vend bregëzimi i mundshëm dhe i sigurtë për anijet e Forcës Detare.

Pasi prona u nda dhe doli nga Plani i Përhapjes ka patur edhe kërkesa për të marrë akuariumin me qera për port jahtesh. I gjithë ky veprim është bërë nëpërmjet një truku ligjor duke shkelur dekretin e Presidentit. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me bazën e Shëngjinit, por edhe me Kepin e Palit, Pashalimanin dhe Palermon. Për këtë arsye në nëntor 2019 i kam kërkuar zyrtarisht Shtabit të Përgjithshëm futjen në Planin e Përhapjes së të gjitha pronave të FD të dala në vitin 2016. Ende nuk janë futur./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë
Editorial

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu
Forum

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Tenderi për Presidentin/ Raundi i parë pa ofertë (kandidat); 4 “ankandet” e tjerë çdo 3 ditë
Anti-Mafia

Tenderi për Presidentin/ Raundi i parë pa ofertë (kandidat); 4 “ankandet” e tjerë çdo 3 ditë

16/05/2022, 9:59
"Presidenti"/ Komisioni i Ligjeve konfirmon dështimin e raundit të parë: Nuk ka asnjë kandidaturë!
Kryesore

“Presidenti”/ Komisioni i Ligjeve konfirmon dështimin e raundit të parë: Nuk ka asnjë kandidaturë!

16/05/2022, 9:46
E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri
Kryesore

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40
Foltorja/ 25 Prof. Dr. e lolot e llojit Këlliçi që plaku ‘non grata’ u ka hedhur “trutë e gomarit” (emrat)
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Foltorja/ 25 Prof. Dr. e lolot e llojit Këlliçi që plaku ‘non grata’ u ka hedhur “trutë e gomarit” (emrat)

16/05/2022, 8:57
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së/ Shkarkon ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi

Luana tregon vështirësitë e emisionit, publikon videon me këmbë të enjtura

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Foto Ilustruese

Duartrokiti “dështimin e guvernatores”, Kim injoron totalisht Berishën: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën

16/05/2022, 10:48
Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

Si e ndaloi Yuri Kim erdoganizimin e Shqipërisë

16/05/2022, 10:46
Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

16/05/2022, 10:33
"Mallkimi" zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

“Mallkimi” zë një tjetër linjë të transportit publik në Tiranë, përplaset autobusi i Kombinat-Kinostudio

16/05/2022, 10:32
Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

Finlanda dhe Suedia në NATO, humbja e parë e madhe e Putinit dhe ndikimi në luftë

16/05/2022, 10:15
Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #politik #amerika #spartakngjela
  • Presidenti ka dalë në ankand...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #presidenti #shqiperia #kosova #lajmeshqip #lajme
  • “Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.” 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #donaltrump #austria #ilirmeta #gazeta #shqiperia

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In