

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla njoftoi ditën e sotme se kishte depozituar në Prokurorinë e Tiranës, fakte të reja për kallëzimin penal ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.
Keto fakte plotësojne kallëzimin penal të datës 27 qershor 2018. Sipas Ballës, në kallëzimin e ri, parashtrohen rrethanat dhe faktet e reja.
Balla tha më herët gjatë ditës së sotme se, pret që të zbardhen shpifjet dhe ofendimet e turpshme ndaj tij dhe grupit parlamentar të PS.
Ai shprehet se lidhja e PD me pronarët e 3.4 mln eurove është organike ndërsa lidhja e Bashës me ta e afërt sa në foton e publikuar më herët ndaj tij.
“I nderuar z.Prokuror! Më datë 27.06.2018 në ushtrim të të drejtave dhe detyrimeve të mia si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kam paraqitur kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Lulzim Xhelal Basha, deputet dhe kryetar i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, vepër e parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, duke parashtruar rrethanat e faktet konkrete ku bazohet ky kallëzim”, thuhet në kallëzimin shtesë të dorëzuar në Prokurori nga deputeti socialist Taulant Balla./Javanews
more recommended stories
Ardi Veliu mesazh policëve në fund të protestës, paralajmëron nisjen e hetimeve për ngjarjet para Kryeministrisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së.
“Idiotë”! Artan Hoxha shpërthen ndaj krerëve të opozitës: Kishin pjesëmarrjen më masive se kurrë më parë, por nuk ditën t’i organizonin
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpërthyer.
Sandër Lleshaj i kujton Berishës “21 Janarin”: Sot bëmë dallimin, ti përgjigjeshe me zjarrin e armëve luftarake
Ministri i Brendshësm, Sandër Lleshaj, ka.
A është i ligjshëm përdorimi i gazit helmues ushtarak në protestën e sotme?
Gaz lotsjellës është përdorur nga Policia.
Leave a Comment