Dokumenti/ Bujar Nishani ka dekretuar Admir Thanzën Anëtar të Gjykatës së Lartë “qorrazi” (apo?)

Dokumenti/ Bujar Nishani ka dekretuar Admir Thanzën Anëtar të Gjykatës së Lartë "qorrazi" (apo?)

Presidenti është Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe KLD

  Pesë pyetje, drejtuar ish-Presidentit Nishani, aktualisht aktivist i PD:

  1. A e ka detyrim Kushtetues dhe funksional Presidenti i Republikës, kontrollin e figurës së personave, të cilët janë objekt i propozimit, ose miratimit prej tij?
  2. A kishte informacion Presidenti i Republikës Bujar Nishani nga SHISH, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, para se të firmoste dekretin?
  3. Nëse pas dekretimit, ka marrë informacion mbi gjendjen penake të Anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, çfarë qëndrimi ka mbajtur?
  4. Nëse Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka pasur informacion për gjendjen penale të Admir Thanzës para se ta dekretonte, a ka pasur presion për ta dekretuar?
  5. A ka pasur dijeni Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në kohën kur ai u shpall si kandidaturë nga Parlamenti dhe para se të votohej në parlament?/Pamfleti