Anti-Mafia12 Dhjetor 2018, 19:31

Dokumenti/Dhëndri i Xhafajt, shef bordi në “Qyteti Studenti”, ku vidhen miliarda e lihen konviktet “stallë”

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/Dhëndri i Xhafajt, shef bordi në “Qyteti Studenti”, ku vidhen miliarda e lihen konviktet “stallë”

Nuk është shpifje, që dhëndri i trafikantit të drogës, mbrojtësit të vrasësve me pagesë dhe “mjeshtrit” të prapaskenave në kupolën e PS, prej 3 vitesh e gjysëm është edhe Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, ku “peshkohen” sheshet dhe jepen lejet e ndërtimit, për kullat e Ulajt, Fushës, Doshit, Babasit, Naçit, Abazit e klientëve të tjerë 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Kush i komandon financat, në konviktet e “Qytetit Studenti”, të cilët nuk mund të quhen, as mjedise me kushte minimale banimi, ku futesh shëndosh e mirë dhe mund të dalësh me 2-3 epidemi?

Në vijim të një investigimi, që po kryen “PAMFLETI”, për kushtet e jetesës dhe mësimit të studentëve në konvikte e auditore, rezulton se Ditjon Baboçi, dhëndri i “parimorit” Fatmir Xhafaj, prej 5 vitesh është Kryetar Bordi në “Qytetin Studenti”.

Paga në bordin Qytetit Studenti” është pagë e dytë, mbasi prej 3 vitesh e gjysëm,  dhëndri i “parimorit” Fatmir Xhafaj është Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, ku “peshkohen” sheshet dhe jepen lejet e ndërtimit, për kullat e Ulajt, Fushës, Doshit, Babasit, Naçit, Abazit  e klientëve të tjerë, që u falin politikanëve, suita, papafingo, apartamente, lokale e garazhde dhe u ndërtojnë sarajet.

Sa për kujtesë, zëvendës i dhëndrit të Fatmir Xhafajt, në bordin e “Qytetit Studenti” është Plarent Ndreca, familjari i Lindita Nikollës, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, akualisht Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa anëtare bordi është Anuela Ristani, me detyrë Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, në Bashkinë e Tiranës./Pamfleti

Anti-Mafia Dhëndri i Xhafajt Dokumenti ku vidhen miliarda e lihen konviktet “stallë” shef bordi në “Qyteti Studenti”