Anti-Mafia 4 Gusht 2019, 12:07

Dokumenti/ KLP përze nga zyra, anëtarin Gentian Osmani; ONM-SHBA e shkarkoi për pasuri korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

SHTATORI NIS, ME GODITJEN E 20 “PESHKAQENËVE” TË TJERË/ Vetëm 8 muaj e gëzoi postin, që i dhuruan Edi Rama, Ilir Metaj e Fatmir Xhafaj, si shpërblim për dosjet mbyllura për “Xibrakën”, për  “bajlozin” e korrupsionit Dako e kapobandën Sejdini; për CEZ-DIA dhe përgjimet për trafikun e Geron Xhafaj

Nëse ONM-SHBA, nuk do të kishte këmbëngulur, për apelimin, rihetimin dhe shkarkimin e prokurorit Gentian Osmani, me motivin e korrupsionit anti-drejtësi, duke shpërduar detyrën; ai do të kishte mbetur jo vetëm në sistemin e drejtësisë së re, por edhe në kupolën e saj, si Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në shkallën e parë të “Veting”, me ultimatim të kupolës së politikës e pushtetit, KPK-ja e nxorri ish-prokurorin Osmani, të “rregullt” në në 3 shtyllat e hetimit, duke e certifikuar: Të  aftë profesionalisht, me integritet të plotë në detyrë; dhe me pasuri të “pastër e të ligjshme”, duke fshehur të vërtetën, të cilën ONM-SHBA e gjumoi, e faktoi dhe e apeloi.

Në datën 2 gusht 2019, vetëm 48 orë pas shkarkimit nga Kolegji i Apelimit, dhe 8 muaj pas qëndrimit në detyrën e lartë që iu dhurua nga kupola mafioze e politikës; ish-prokurori Gentian Osmani, është përzenë edhe nga zyra në KLP, duke iu njoftuar me vendim të firmosur e vulosur nga vetë kolegët, por jo nga miku dhe mbrojtësi i tij, kryetari Gent Ibrahimi.

Qysh prej ditës së premte 2 gusht 2019, ish-Anëtarit të KLP, i është hequr mandati; i janë marrë dosjet që kishte në administrim dhe çelësi i zyrës së re, të cilën e gëzoi vetëm 10 ditë.

Sa për kujtesë, muaji shtator 2019, do nis me goditjen e një tjetër grupi prej 20 “peshkaqenësh”, mes tyre Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Agim Bendo, Fatmira Hajdari, Shpresa Beçaj, Zengjine Sollaku etj., të cilët e kanë bërë “fërtele” drejtësinë shqiptare, duke mbrojtur vetëm krimin dhe korrupsionin./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia anëtarin Gentian Osmani Dokumenti KLP përze nga zyra ONM-SHBA e shkarkoi për pasuri korrupsioni